DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu u prit nga Kryeminsitri i Malajzisë, Dato’ Sri Mohd Najib Tun Abdul Razak

Kryeministri i Malajzisë, Dato’ Sri Mohd Najib Tun Abdul Razak ka konfirmuar vullnetin e plotë të Malajzisë për t’i intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës. Përkushtimin e vendit të tij për ta përkrahur shtetin më të ri në botë, Republikën e Kosovës, Kryeministri malajzian e ka theksuar edhe sot, gjatë një takimi dypalësh me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.

“Ne e kemi njohur Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojmë mbështetjen tonë për vendin tuaj”, theksoi Kryeministri i , z.  Dato’ Sri Mohd Najib në vazhdim të bisedës. Po ashtu, ai ripërsëriti zotimin e tij se do të mbështesë përpjekjet e Republikës së Kosovës për të siguruar njohje të reja, sidomos nga vendet e Azisë Juglindore, në të cilat Malajzia natyrshëm ka influencën e saj. Pasi e falënderoi Kryeministrin Dato’ Sri Mohd Najib për ftesën në Forumin e gjashtë Islamik Ekonomik Botëror, Presidenti Sejdiu rikujtoi se Kosova, fatkeqësisht, ka përjetuar shumë tragjedi, mirëpo populli i Kosovës është i përcaktuar të shikojë përpara dhe të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha vendet në rajon. Në këtë kontekst, duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje, Presidenti Sejdiu tha se “ne na vjen keq që Serbia ende nuk po mund të shkëputet nga logjika e vjetër e dominimit ndaj të tjerëve, e cila pati si pasojë tragjedi të shumta në Slloveni, në Kroaci, në Bosnjë e Hercegovinë dhe së fundi në Kosovë”.Presidenti Sejdiu, edhe në këtë takim, pohoi synimin e Republikës së Kosovës për të qenë faktor i rëndësishëm i paqes, i stabilitetit dhe i bashkëpunimit në rajon.Po ashtu, ai pohoi se Kosova dëshiron të ketë bashkëpunim sa më të mirë edhe me vendet e tjera të botës, duke përfshirë edhe vendet e Azisë Juglindore. Ndaj, vijoi  Presidenti Sejdiu, ne presim nga Ju, z. Kryeministër, që të na përkrahni sikundër gjithmonë deri më tani.Në këtë takim shumë miqësor, Kryeministri Dato’ Sri Mohd Najib dhe Presidenti Sejdiu u dakorduan se janë krijuar rrethanat e përshtatshme për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve tona dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Po ashtu, ata theksuan edhe rëndësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe nxitjen e kontakteve të bizneseve të dyanëshme. Presidenti Sejdiu theksoi se i ka bërë ftesë investitorëve nga Malajzia që të investojnë në Kosovë  ku ka mundësi të mëdha duke pasë parasyshë burimet e pashterrshme minerale të cilat i posedon Kosova. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.