DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti Sejdiu takoi Sulltanin Hassanal Bolkiah, Sovran i Brunejit

“Republika e Kosovës është dëshmuar si një faktor shumë i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon, duke i bërë të dështojnë të gjitha parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë së vendit tonë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, gjatë një takimi të veçantë që pati sot me Sulltanin e Brunejit, Hassanal Bolkiah.

“Kosova është njohur nga 68 vende anekënd botës dhe ne, madhëria Juaj, presim që sa më shpejt që të jetë e mundur ta merrni në konsideratë kërkesën tonë për njohjen e Republikës së Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu në këtë takim shumë të përzemërt.Duke e informuar më detajisht Sulltanin Bolkiah për të kaluarën dhe të tashmen e Kosovës, Presidenti Sejdiu theksoi se populli i Kosovës ka përjetuar tragjedi të mëdha nën pushtimin e Serbisë, porse është i përcaktuar për një të ardhme më të mirë jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin. Pasi e falënderoi Presidentin Sejdiu për informacionet e hollësishme, Sulltani Hassanal Bolkiah shprehu dëshirën e tij që Kosova dhe populli i saj të kenë një ardhme më të ndritur dhe një zhvillim sa më të suksesshëm.Në fund të këtij takimi, Presidenti Sejdiu i bëri ftesë Sulltanit të Brunejit, Hassanal Bolkiah që të vizitojë Republikën e Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.