DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Motoçiklistët evropianë bëjnë thirrje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

“Ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të ardhur në Kosovë, si dhe për ndihmat që keni sjellë për shëndetësinë e vendit tonë”, u tha Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu pjesëmarrësve të xhiros së tetë evropiane të motoçiklistëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, të cilët po zhvillojnë xhiron e pagëzuar “Mobiliteti i tejkalon kufijtë dhe i bashkon kulturat”.

Po ashtu, ai vuri në pah disa peripeci që ky grup ka përjetuar nëpër vendet e Ballkanit, derisa ka arritur në Kosovë. Prandaj, vijoi ai, ne insistojmë që Kosova dhe të gjitha vendet e kësaj pjese të Evropës duhet të bëhen sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarëve të këtyre vendeve duhet t’u mundësohet të lëvizin lirisht dhe pa viza drejt vendeve anëtare të BE-së.  
 
Shtegtimin e tyre të nisur në Gjermani, këta motoçiklistë e kanë vazhduar nëpër Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Itinerari i mëtejmë i tyre parasheh shkuarjen në Maqedoni dhe në Greqi.

This site is registered on wpml.org as a development site.