U.D. i Presidentit, dr. Jaku Krasniqi mori pjesë në Ceremoninë e emërtimit të Aeroportit me emrin e Komandantit legjendar “Adem Jashari”

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi mori pjesë në Ceremoninë e emërtimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me emrin e Komandantit legjendar Adem Jashari. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësues të familjes Jashari, Rifat Jashari si dhe shumë personalitet tjera të jetës politike të vendit.

U. D i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi vendosi kurora lulesh pranë monumentit të Skënderbeut dhe bëri homazhe në kompleksin memorial në Prekaz

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, për nder të 28 nëntorit, datë kjo e cila ngërthen në vete katër festa të mëdha si Festën e Flamurit, Festën e Pavarësisë, Festën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, fillimisht vendosi kurora lulesh pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Prishtinë.

Agjenda (E PLOTËSUAR) e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 28 nëntor

Agjenda (E PLOTËSUAR) e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 28 nëntor Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi vendos lule para Shtatores së Skënderbeut në Prishtinë. Dita: E diel, 28 nëntor Koha: 09:15 Vendi: Sheshi Skënderbeu, Prishtinë ***** Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz Dita: E diel, 28 nëntor Koha: 10:30 Vendi: Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz ***** Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi merr pjesë në Ceremoninë e emërtimit të Aeroportit me emrin e Komandantit legjendar “Adem Jashari”. Dita: E diel, 28 nëntor Koha: 12:00 Vendi: Aeroporti i Prishtinës Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 29 nëntor   Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi pret në takim z. Bjorn Von Sydow, Raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Dita: E hënë, 29 nëntor Koha: 09:00 Vendi: Kabineti i Presidentit, C-101

Fotolajm

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Metin Husrev Unler, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe marrëdhëniet shumë të mira mes Kosovës dhe Turqisë.

U.D i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Mbretëreshën Elizabeta II

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeta II, Mbretëreshë e Komenvellthit, si dhe Guvernatorin e Përgjithshëm në Qeverinë e Lartë të Zelandës së Re, Sër Anand Satyanand, me rastin e vdekjes tragjike të minatorëve në minierën e qymyrgurit në Pajk River në Grejmauth të Zelandës së Re, pas eksplodimeve që ndodhën më 19 dhe 24 nëntor.

This site is registered on wpml.org as a development site.