presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Mesazhi i U.D. të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi me rastin e Ditës së Flamurit

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u ka drejtuar një mesazh urimi qytetarëve me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Në mesazh thuhet:

Të nderuar e të dashur bashkëkombas,

Shqiptarë, kudo që ndodheni

Sa herë vjen 28 Nëntori, kjo ditë e shënuar e historisë sonë, mendjet dhe zemrat na bëhen të njënjëshme rreth shenjës, simbolit, flamurit, pa pasur nevojë për shpjegime heraldike.

Në këtë ditë merr fillesë rruga e mundimshme, e vuajtshme, po edhe e lavdishme dhe e dinjitetshme e aspiratës së lirisë sonë dhe bëhet Festë.

Duke marrë shkas nga ky rrezatim përndritës i festës,

Ju uroj nga zemra, Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin!          

Jakup Krasniqi
Ushtrues Detyre i Presidentit të Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.