presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D. i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dekoroi një varg personalitetesh të njohura të Kombit shqiptar

Në një ceremoni solemne organizuar në Kuvendin e Kosovës, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka dekoruar me dekorata e medalje një varg personalitetesh të njohura të Kombit shqiptar.

“Jemi në prag të Festës Kombëtare, Festës së Flamurit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Festës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar dhe konsiderojmë se është  festë e lirisë, është festë e pavarësisë, është festë e dinjitetit të shqiptarëve, është festë e shumëfishtë, festë që popullit shqiptar gjithnjë i ka dhuruar liri, dinjitet, i ka dhuruar prosperitet”, theksoi z.Krasniqi duke folur me këtë rast, duke folur për vendimet e tij për ndarjen e dekoratave, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 90 dhe nenin 84, pika 28, si dhe në bazë të rregullores mbi dekoratat, urdhrat, titujt e nderit dhe procedurat e dhënies së tyre.

Në vijim, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka sqaruar përmbajtjen e secilës dekoratë dhe medalje, ndërsa më pas ka bërë ndarjen e tyre për individët pjesëmarrës dhe familjarët e të dekoruarve.

Duke folur për dekorimin e veprimtarit Adem Demaçi me medaljen “Hero i Kosovës”, z.Krasniqi tha se kësaj radhe kemi bërë një të veçantë. “Konsiderojmë se ideatori i lëvizjes kombëtare për bashkimi dhe çlirim të Kosovë, njeriu që me jetën dhe veprën e vet frymëzoi dhe mobilizoi gjenerata të tëra për liri, e meriton këtë titull për së gjalli”, tha ai.

Ndërkaq, duke folur rreth dekorimit me Medaljen e Lirisë, të ish-presidentit të Shqipërisë Rexhep Mejdani, z.Krasniqi tha se ai gjatë kohës së luftës në Kosovë bëri shumë për popullin e Kosovës. “E zgjodha që t’i jap Medaljen e Lirisë presidentit Mejdani dhe me këtë rast mendoj se e nderojmë dhe respektojmë gjithë kontributin që ka dhënë Shqipëria për lirinë e Kosovës”, tha Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Në vijim po e japim listën e të dekoruarve:

Dekorata HEROI I KOSOVËS

1.    HAMËZ JASHARI
2.    ADEM DEMAÇI
3.    SHABAN SHALA
4.    FAZLI GRAJÇEVCI
5.    JUSUF GËRVALLA
6.    KADRI ZEKA
7.    BARDHOSH GËRVALLA
8.    REXHEP MALA
9.    NUHI BERISHA
10.   XHAVIT HAZIRI

MEDALJA “ADEM JASHARI”

1.    TAHIR MEHA
2.    NEBIH MEHA
3.    SHKELZEN HARADINAJ
4.    HAFIR SHALA
5.    GURSEL SYLEJMANI
6.    BAJRAM SYLEJMANI
7.    REMZI ADEMI
8.    ISË KASTRATI
9.    AGIM BAJRAMI
10.   TAHIR SINANI

MEDALJA E LIRISË

1.    REXHEP MEJDANI
2.    UKSHIN HOTI
3.    NASER HAJRIZI
4.    ASLLAN PIREVA
5.    MURAT MEHMETI

MEDALJA “ARTIST I MERITUAR”

1.    AHMET BRAHIMAJ
2.    HADI SHEHU
3.    ENGJËLL BERISHA

MEDALJA “MËSUES I MERITUAR”

1.    SKENDER RIZA
2.    NADIRE DIDA
3.    GANI LUBOTENI

P.S.: Më shumë fotografi nga ceremonia mund të gjeni në Galerinë e Ueb-faqes së Presidentit.
 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.