presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U.D i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Mbretëreshën Elizabeta II

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ngushëlloi Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeta II, Mbretëreshë e Komenvellthit, si dhe Guvernatorin e Përgjithshëm në Qeverinë e Lartë të Zelandës së Re, Sër Anand Satyanand, me rastin e vdekjes tragjike të minatorëve në minierën e qymyrgurit në Pajk River në Grejmauth të Zelandës së Re, pas eksplodimeve që ndodhën më 19 dhe 24 nëntor.

Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, luteni t’i pranoni ngushëllimet tona më të thella. Në emër të popullit të Kosovës, dua t’ua përcjell ngushëllimet tona më të thella familjeve të minatorëve të vdekur. Ne bashkëndjejmë me popullin e Zelandës së Re në këtë momente pikëllimi dhe vuajtjeje, shkruan z.Krasniqi.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.