Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 10 maj 2011

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 10 maj 2011 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, znj. Katarina Kresal. Dita: E martë, 10 maj Koha:  10:00 Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.

Presidentja Jahjaga priti ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kresal

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot ministren e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kresal. Ministrja Kresal e uroi presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe i shprehu mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën në fushën ekonomike dhe atë politike. Ajo ofroi përkrahjen e Ministrisë së Brendshme të Sllovenisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe u angazhua për qartësimin e pozitës së Kosovës në raport me BE-në.

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 9 maj 2011

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë zyrtare për shënimin e Ditës së Evropës, të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Dita: E hënë, 9 maj Koha:  17:00 Vendi: Salla e Kuqe, Pallatit i Rinisë, Prishtinë

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 6 maj 2011

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 6 maj 2011 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim familjen e Akademik Fehmi Aganit. Dita: E premte, 6 majKoha:  09:30Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim zonjën Suzana Gërvalla. Dita: E premte, 6 majKoha:  11:00Vendi: Kabineti i Presidentes së Republikës, C-101 P.S.: Nga këto takime mediat mund të marrin vetëm pamje.

This site is registered on wpml.org as a development site.