DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ua dorëzoi Urdhrat “Hero i Kosovës” familjarëve të Jusuf e Bardhosh Gërvallës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot përfaqësueset e familjes Gërvalla. Ajo me këtë rast ua dorëzoi bashkëshortes së Jusuf Gërvallës, Suzana Gërvalla, dhe vajzës së Bardhosh Gërvallës, Mirjeta Gërvalla, Urdhrat “Hero i Kosovës”, me të cilët ata i ka dekoruar Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, z.Jakup Krasniqi, në nëntor 2010.

Presidentja Jahjaga tha se është e nderuar që takon familjarët e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, të cilët kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të popullit të saj.“Puna intelektuale dhe puna patriotike e Jusufit dhe Bardhoshit e ka siguruar emrin e tyre në analet e historisë sonë. Vepra e tyre, prej atdhetarësh, sakrifica dhe vdekja, në emigracion, e kompletuan nocionin e rezistencës dhe luftës për çlirim”, tha presidentja Jahjaga.Ajo tha se trajtimi ndaj dëshmorëve, pavarësisht nga koha, duhet të jetë i njëjtë dhe vlera e kontributi i tyre duhet të vlerësohet nga të gjithë.Bashkëshortja e Jusuf Gërvallës, Suzana, e falënderoi Presidenten Jahjaga për dekoratat dhe i uroi sukses asaj në kryerjen e detyrës së Presidentes, duke u shprehur e bindur se ajo do t’ia dalë mbanë kësaj detyrë në mënyrën më të mirë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.