presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenti i Republikës së Austrisë uroi Presidenten Jahjaga

Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Në urimin e Presidentit Heinz Fischer thuhet: Shkëlqesi, Me kënaqësi të madhe ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj si Presidente e Republikës së Kosovës. Zgjedhja e një femre në postin më të lartë shtetëror dërgon një sinjal, i cili pa dyshim do të inspirojë shumë femra në rajon. Siç e dini, Austria ka qenë një mbështetës i fuqishëm i shtetësisë së Kosovës dhe jam i sigurt që marrëdhëniet dypalëshe do të përforcohen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Më lejoni t’ju siguroj që Austria do të vazhdojë ta asistojë progresin e Kosovës drejt integrimit në Evropë. Përfitoj nga ky rast që t’ju dërgoj urimet më të mira për realizimin e detyrës suaj të rëndësishme, për një zhvillim paqësor të shtetit tuaj, për një zhvillim paqësor në rajon si dhe për mirëqenien dhe lumturinë tuaj personale.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.