presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti zëvendës – kryeministrin e Kosovës, Slobodan Petroviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i pushtetit lokal, Slobodan Petroviq, i cili e njoftoi atë për përparimet në zbatimin e procesit të decentralizimit në Kosovë.

Zoti Petroviq e cilësoi procesin e decentralizimit si të rëndësishëm dhe tha se agjenda e realizimit të këtij procesi në veriun e vendit si dhe vendosja e një sistemi demokratik të udhëheqjes është përparësi e punës së tij. Ai e njoftoi presidenten Jahjaga me punën e Ekipit Përgatitor Komunal dhe konsultimet e zhvilluara me përfaqësues të komunitetit në veri të Mitrovicës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi punën e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe ofroi mbështetjen e saj në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, për realizimin e procesit të decentralizimit.

Presidentja Jahjaga ofroi mbështetjen e saj për një përparim më të theksuar në veri të Kosovës. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.