Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 13 maj 2011

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 13 maj 2011 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në manifestimin, kushtuar Tahir e Nebih Mehajt, me rastin e 30 vjetorit të rënies Dita: E premte, 13 maj Koha: 11:00Vendi: Te Kulla e Tahir Mehës ( Prekaz, Skënderaj )
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 12 maj 2011

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 12 maj 2011 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Fernando Gentilini. Dita: E enjte, 12 maj Koha: 10:00 Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 ****** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare mbi raportimin financiar në Kosovë, organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK). Dita: E enjte, 12 maj Koha: 10:30 Vendi: Hoteli “Emerald”, Veternik ****** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takohet me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer. Dita: E enjte, 12 maj Koha: 12:00 Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101 P.S.: Nga këto takime mediat mund të marrin vetëm pamje.
Presidentja Jahjaga priti shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer.
Fjalimi i Presidentes në Konferencën e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori sot pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare mbi raportimin financiar në Kosovë, organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).
Presidentja Jahjaga priti Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, z. Fernando Gentilini. Z. Gentilini e përgëzoi Presidenten për zgjedhjen e saj dhe theksoi se Kosova, sikurse rajoni, do ta gëzojnë përkrahjen e BE-së për të ardhmen evropiane.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti delegacionin e Parlamentit të Holandës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot një delegacion të Parlamentit të Holandës. Delegacioni holandez e njoftoi Presidenten për takimet që ka zhvilluar në ditët e kaluara për t’u njoftuar me situatën në Kosovë por edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidentja Jahjaga emëron këshilltarin e saj kryesor, Ilir Deda, përfaqësues në ekipin e dialogut teknik të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka emëruar këshilltarin e saj kryesor, z.Ilir Deda, si përfaqësues të saj në ekipin e dialogut teknik të Republikës së Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga priti delegacionin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot delegacionin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të kryesuar nga shefi i grupit Adem Grabovci. Delegacioni i GP të PDK e përgëzoi Presidenten për zgjedhjen në krye të shtetit dhe i shprehu mbështetje të plotë. Anëtarët e delegacionit e njoftuan Presidenten për punën që po bëhet në fusha të ndryshme në Kuvendin e Kosovës dhe në veçanti në proceset e reformës zgjedhore si dhe ato të Kushtetutës, që ndërlidhen me zgjedhjen e Presidentit.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në ceremoninë e fillimit të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori sot pjesë në ceremoninëe fillimit të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor për gjeneratën e katërt të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, të mbajtur në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 11 maj 2011

Agjenda e Presidentes së Republikës, znj. Atifete Jahjaga, për datën 11 maj 2011Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e fillimit të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor për gjeneratën e katërt të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë. Dita: E mërkurë, 11 maj Koha: 11:00Vendi: Instituti Gjyqësor i Kosovës*****Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim një delegacion të Parlamentit të Holandës.Dita: E mërkurë, 11 maj Koha: 17:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101PS. Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.