Presidentja Jahjaga priti zonjën Jane Armitage

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim koordinatoren rajonale për Evropën Juglindore të Bankës Botërore, Jane Armitage, dhe menaxherin e Zyrës në Kosovë të Bankës Botërore, zotëri Jan Peter Olters. Presidentja Jahjaga e vlerësoi ndihmën që Banka Botërore i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, si një institucion ndërkombëtar dhe partner i rëndësishëm. Ajo tha se ndihma e Bankës Botërore për Kosovën ka qenë shumë e dobishme për sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe për ndërtimin e kapaciteteve vendore si dhe në përmirësimin e mjedisit të biznesit. Ajo tha se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar ka ndihmuar në njohjen ndërkombëtare të vendit dhe i ka hapur Kosovës rrugën për anëtarësim në organizatat e tjera rajonale dhe ato ndërkombëtare. Përfaqësuesja e Bankës Botërore, zonja Jane Armitage, theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në fusha të ndryshme e posaçërisht në atë të bujqësisë, arsimit por edhe të energjetikës përmes programeve të saj. Ajo tha se Banka Botërore do të jetë e pranishme përmes programeve të ndryshme në Kosovë por edhe në rajon për të ndihmuar përballjen me sfidat e natyrave të ndryshme.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi Mbretin e Belgjikës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Mbretit të Belgjikës, Alberti II, me rastin e aksidentit tragjik ndodhur në Zvicër, ku humbën jetën 28 qytetarë të Belgjikës, prej tyre 22 fëmijë.
Sao Tome dhe Principe
Presidentja Jahjaga u kthye nga vizita në SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në samitin “Gratë në botë”, organizuar nga “Daily Beast” dhe “Newsweek”.
Presidentja Jahjaga takoi presidentin e Turqisë Abdullah Gyl

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot në Stamboll Presidentin e Republikës së Turqisë, zotin Abdullah Gyl.
Presidentja Jahjaga takoi Ambasadorin Frank Wisner

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga takoi Ambasadorin Frank Wisner.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në mbylljen e punimeve të Samitit të tretë Women in the World

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në mbylljen e Samitit të tretë ndërkombëtar “Women in the World”, në New York, që përfundoi punimet me fjalën përmbyllëse të sekretares amerikane të shtetit zonjës Hilary Clinton. Zonja Clinton duke përmendur shembuj të grave të suksesshme udhëheqëse në botë, një pjesë ia kushtoi edhe Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Sekretarja Clinton në fjalën e saj tha:
Presidentja Jahjaga mori pjesë në panelin Për lideret Gra Botërore

Samiti i tretë ndërkombëtar “Women in the World” ka zhvilluar punimet në ditën e tretë të tij, fillimisht me panelin me temën “ Për lideret Gra Botërore” , ku mori pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga. Në panel ishte edhe Jane Harman, ish-kongresiste amerikane dhe drejtoreshë e Qendrës WoodroW Wilson, e cila njoftoi për anëtarësimin e Presidentes Jahjaga në Këshillin e “Women World Leaders” (Gratë Lidere të Botës).
Presidentja Jahjaga takoi sekretaren e shtetit të SHBA-së, zonjën Hilay Clinton

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot në New York,sekretaren e shtetit të SHBA-së, zonjën Hilary Clinton. Zonja Clinton në përshëndetjen e saj me Presidenten Jahjaga tha se ajo po e përfaqëson dhe prezanton në mënyrë të denjë Kosovën.
Presidentja Jahjaga mori pjesë në panelin për sigurinë e gruas Security is womens work

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në panelin për sigurinë e gruas “Security is women’s work” në ditën e ditë të punimeve të Samitit “Women in the World” që po i zhvillon punimet në New York të SHBA-së. Në panel së bashku me Presidenten Jahjaga morën pjesë edhe Janet Napolitano, sekretare në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jane Harman, drejtoreshë e Qendrës Woodrow Wilson dhe Cathie Lanier, shefe e Departamentit të Policisë Metropolitane, në Distriktin e Kolumbisë.