presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga takoi Ambasadorin Frank Wisner

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga takoi Ambasadorin Frank Wisner.

Presidentja Jahjaga e njoftoi diplomatin amerikan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe progresin e arritur katër vite pas shpalljes së pavarësisë si dhe për marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel. Presidentja Jahjaga theksoi se marrëveshjet do t’i mundësojnë Kosovës përfaqësim në nivelet rajonale, në nismat dhe mekanizmat e ndryshëm, e posaçërisht në mekanizmat e sigurisë që duhet ta shndërrojnë rajonin e Ballkanit në një pjesë të sigurt të Evropës.   Ambasadori amerikan Frank Wisner vlerësoi të arriturat ne Kosovë dhe theksoi që me vendosjen e stabilitetit politik, tash Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik e social. Ai poashtu theksoi se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë një hap pozitiv dhe tregojnë përkushtimin dhe konstruktivitetin e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi me fqinjët e saj.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.