Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Mbretit të Belgjikës, Alberti II, me rastin e aksidentit tragjik ndodhur në Zvicër, ku humbën jetën 28 qytetarë të Belgjikës, prej tyre 22 fëmijë.
Në telegram thuhet:Mbretit të Belgjikës Alberti IIShkëlqesia Juaj,Në emër të institucioneve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju lus që të pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të jetëve të nxënësve nga Belgjika gjatë udhëtimit të tyre për në Zvicër.Jemi thellë të pikëlluar nga kjo tragjedi dhe në këto çaste të dhembjes për popullin tuaj, ju shprehim mbështetjen dhe simpatinë tonë për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë aksident.