Brunei Darussalam
Presidentja Jahjaga pret përfaqësuesit e AGPK-së dhe kryeredaktorë dhe redaktorë të mediave në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pret në takim nesër, e mërkurë (25 prill), një delegacion prej 14 anëtarësh të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës si dhe kryeredaktorë dhe redaktorë të medieve të shkruara e elektronike në Kosovë. Takimi zhvillohet me kërkesën e AGPK-së dhe përfaqësuesve të tjerë të medieve në Kosovë, të cilët do t’i dorëzojnë Presidentes Jahjaga propozimet e tyre me shkrim për procedimin e mëtejmë të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes. Takimi zhvillohet në Zyrën e Presidentes në orën 10:00 *****Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.
Presidentja Atifete Jahjaga priti shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), zotëri Pieter Feith.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e punëve të brendshme të Turqisë, Idriz Naim Shahin

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga ministri, zotëri Idriz Naim Shahin, e në shoqërim të ambasadores turke në Kosovë, zonjës Songül Ozan.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në SHBA, Akan Ismaili

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zotërinë Akan Ismaili.
Presidentja Jahjaga uron presidentin e ri të Bankës Botërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram urimi z. Jim Young Kim, me rastin e zgjedhjes së tij president i Bankës Botërore.
Presidentja Jahjaga priti në takim shefin e Shtabit të Ushtrisë së Kroacisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të lartë të Ushtrisë së Kroacisë të udhëhequr nga shefi i Shtabit, gjenerali Drago Lovriq.
Presidentja Jahjaga priti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, zotëri Lamberto Zannier

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, zotëri Lamberto Zannier.
Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Ivanov

Presidentja e republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Maqedonisë, z.Gjorgji Ivanov, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve të Maqedonisë, në afërsi të Shkupit.
Presidentja Jahjaga uron besimtarët ortodoksë

Presidentja e republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi udhëheqësit fetarë dhe gjithë besimtarët ortodoksë, me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse.