DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Ivanov

Presidentja e republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Republikës së Maqedonisë, z.Gjorgji Ivanov, me rastin e vrasjes së pesë qytetarëve të Maqedonisë, në afërsi të Shkupit.

Në telegram thuhet: I nderuari President Ivanov, Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më të thella për vrasjen makabre të pesë qytetarëve dhe shprehim indinjatën tonë për këtë akt të shëmtuar, duke pasur besim që kriminelët do të përballen me drejtësinë. I nderuari Ivanov,Ju lutemi që t’i përcillni ngushëllimet e mia familjarëve të viktimave, duke bashkëndjerë me dhimbjen e tyre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.