DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uron besimtarët ortodoksë

Presidentja e republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uroi udhëheqësit fetarë dhe gjithë besimtarët ortodoksë, me rastin e Festës së Pashkëve ortodokse.

Në urim thuhet: Të nderuar besimtarë ortodoksë, Më lejoni që t’ju uroj me rastin e festës së Pashkëve.Dita e Pashkëve është një festë e rëndësishme, festë që shënon ditën e shenjtë të ringjalljes së Krishtit, ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjes së besimit te Zoti. Uroj që këtë festë ta kaloni në lumturi, në dashuri e në harmoni me të gjithë njerëzit tuaj më të afërm dhe më të dashur. Në këtë ditë të festës, le t’i rikujtojmë me respekt dhe dhimbje të gjithë ata që nuk janë sot me, si dhe të tregojmë ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën e shtetit dhe të shoqërisë.Kosova është një vend në të cilin tradicionalisht ka mbizotëruar harmonia midis besimeve dhe etnive të ndryshme. Në këtë vit të rëndësishëm për të gjithë ne, kur kemi shumë detyra, obligime e sfida para vetes, le të përkujtojmë secili obligimet që kemi ndaj shoqërisë, shtetit  tonë, të cilin duhet ta zhvillojmë e ta përparojmë, për të mirën tonë dhe të fëmijëve tanë. Urime dhe me fat Dita e Pashkëve!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.