presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Australisë, Michael Potts

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, zotëri Michael Potts.

Presidentja Jahjaga tha se Australia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë ndihmë Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe i cilësoi si shumë të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ajo tha se përkrahja dhe ndihma e vazhdueshme e Australisë për Kosovën është e nevojshme në veçanti në fushën e ekonomisë, përmes investimeve.  Presidentja Jahjaga tha se Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, synon anëtarësimin në strukturat euroatlantike dhe është e përkushtuar për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore më të gjitha vendet e rajonit. Ajo tha se Kosova po luan një rol të rëndësishëm si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan.    Ambasadori Michael Potts tha se Kosova ka arritur një progres të rëndësishëm gjatë viteve të fundit dhe vlerësoi se ajo është në rrugë të mirë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.  Z.Potts theksoi se shteti i Australisë do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për njohjen dhe konsolidimin e mëtejshëm ndërkombëtar të shtetit të saj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.