presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, zotëri Lamberto Zannier

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, zotëri Lamberto Zannier.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Zannier, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për vazhdimin e ndihmës që OSBE jep për Kosovën në fushën e demokratizimit dhe në atë të sigurisë.Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, zotëri Lamberto Zannier, që ka shërbyer në Kosovë në cilësinë e përfaqësuesit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë dhe shfaqi interesimin e tij për mundësinë e votimit të shtetasve të Kosovës, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet e përgjithshme të Republikës së Serbisë.     Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë nuk mund dhe nuk do të mbahen në territorin e Republikës së Kosovës sepse cenojnë integritetin territorial të vendit. Ajo tha se institucionet e Republikës së Kosovës e njohin standardin ndërkombëtar me të cilin shtetasit me shtetësi të dyfishtë e gëzojnë të drejtën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, dhe për këtë do të respektohen konventat ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.