presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga pret përfaqësuesit e AGPK-së dhe kryeredaktorë dhe redaktorë të mediave në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pret në takim nesër, e mërkurë (25 prill), një delegacion prej 14 anëtarësh të Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës si dhe kryeredaktorë dhe redaktorë të medieve të shkruara e elektronike në Kosovë. Takimi zhvillohet me kërkesën e AGPK-së dhe përfaqësuesve të tjerë të medieve në Kosovë, të cilët do t’i dorëzojnë Presidentes Jahjaga propozimet e tyre me shkrim për procedimin e mëtejmë të Kodit Penal, që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes. Takimi zhvillohet në Zyrën e Presidentes në orën 10:00 *****Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.