DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uron presidentin e ri të Bankës Botërore

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një telegram urimi z. Jim Young Kim, me rastin e zgjedhjes së tij president i Bankës Botërore.

Presidentja Jahjaga duke e uruar z. Jim Young Kim për detyrën e re, i ka dëshiruar atij sukses në përmbushjen e detyrës së rëndësishme dhe ka theksuar rëndësinë e madhe që ka Banka Botërore dhe gatishmërinë e saj dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me këtë institucion, në të mirë të zhvillimit të vendit tonë. Presidentja Jahjaga u takua me z. Jim Young Kim gjatë vizitës në SHBA, në mars të këtij viti, kur krahas takimeve të tjera të rëndësishme dhe ligjëratave në disa institucione, ajo mbajti një ligjëratë në Kolegjin Dartmouth dhe u takua me studentët dhe mësimdhënësit e këtij kolegji.Presidentja Jahjaga dhe z. Jim Young Kim, gjatë takimit në Kolegjin Dartmouth, ku ai ishte kryetar, kanë biseduar për një varg çështjesh, me theks të veçantë  për nevojën e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit përmes shkëmbimit të studentëve dhe të profesorëve, si dhe fillimit të një strategjie për arsimin e lartë në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e mjekësisë. “Përveç thellimit të marrëdhënieve Kosovë-Dartmouth, me kënaqësi të madhe do të dëshiroja të punoj ngushtë me ju gjatë përpjekjeve të forcimit të partneritetit dhe miqësisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore. Përderisa punojmë në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët në përmirësimin e kualitetit të jetës së njerëzve, shpresoj që të kam një mik jo vetëm në Dartmouth por edhe në Bankën Botërore”, thekson ndër të tjera në telegramin e urimit Presidentja Jahjaga.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.