Presidentja Jahjaga dekoroi një numër personalitetesh të vendit dhe ndërkombëtarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave të veta kushtetuese dhe ligjore, sipas propozimit të komisionit për dhënien e dekoratave, sot ka marrë vendim të dekorojë një numër personalitetesh të vendit dhe ndërkombëtarë, për kontributin dhe meritat dhënë Lirisë, Pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve demokratike si dhe për kontributin në çështjet humanitare dhe të drejtat e njeriut.

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me Presidentin e Republikës së Kroacisë, zotëri Ivo Josipoviq, me ftesë të të cilit po qëndron për vizitë zyrtare në Zagreb. Presidentja Jahjaga në këtë vizitë zyrtare në Kroaci po shoqërohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ministrja për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku dhe ministri i Ekonomisë, Besim Beqaj.

This site is registered on wpml.org as a development site.