Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, uron zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani.
Presidentja Jahjaga shprehë përkushtimin për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në përparimin dhe mirëqenien e kombit dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike, të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Republika e Kosovës i sheh me dashamirësi të gjitha përparimet e Shqipërisë dhe avancimin e proceseve demokratike, të parlamentarizmit dhe të ndarjes së pushteteve si dhe avancimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut.