presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u takua me administratorin e USAID, zotëri Rajiv Shah

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua me administratorin e USAID, zotëri Rajiv Shah, në kuadër të konferencës “Frontiers of Development” që po zhvillohet në Washington të SHBA-së.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar ndihmën që USAID-i i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në fusha të ndryshme. Ajo tha se SHBA-ja vazhdon të jetë aleati më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i zhvillimit, demokratizimit dhe shtet ndërtimit. Presidentja Jahjaga dhe zotëri Shah biseduan edhe për aktualitetin në Kosovë si dhe për organizimin e konferencës ndërkombëtare për rolin e gruas në shoqëri që do të zhvillohej në Kosovë. Administratori i USAID-it, Rajiv Shah, theksoi se ndihma për projekte të caktuara në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje dhe vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që organizata e tij ka me Republikën e Kosovës.    

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.