Jahjaga në “Kosovapress”: As ndarje të Kosovës, as autonomi për veriun

27 tetor 2012 – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një intervistë për Kosovapress ka deklaruar se dialogu është mënyra e vetme dhe se nuk sheh zgjidhje tjetër për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në këtë dialog, ajo ka thënë se Kosova ka garanci ndërkombëtare se aty nuk do të diskutohen çështje që do ta cenojnë sovranitetin e vendit, andaj nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka status dhe autonomi të veçantë për veriun.

Presidentja Jahjaga priti Grupin Themelues të Asociacionit të Grave në Ekonomi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Grupin Themelues të Asociacionit të Grave në Ekonomi, të kryesuar nga znj.Afërdita Saraçini Kelmendi. Në takim morën pjesë edhe znj. Mimoza Kusari zv/kryeministre dhe Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Drejtorja e USAID-it për Kosovë, znj. Maureen Shauket.

Presidentja Jahjaga priti zyrtarët e lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për marrëdhënie me Komitetet Olimpike Kombëtare, z. Pere Miro dhe zëvendësdrejtorin e KON, z. Jerome Poivey. Në shoqërim të përfaqësuesve të KON, ishte edhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

This site is registered on wpml.org as a development site.