presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar të Kosovës, dhe përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti në takime të ndara përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve.

Në të dyja takimet presidentja Jahjaga shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucionit që ajo drejton për përkrahje të vazhdueshme për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.Kryetari i shoqatës së të verbërve të Kosovës dhe me të pamë të dobësuar Bujar Kadriu, e falënderoi presidenten për angazhimin e saj në përmirësimin e kushteve të jetës së personave të verbër të Kosovës, duke theksuar se me dekretimin e ligjit për të verbrit, i cili është në përputhje me standardet evropiane, ky komunitet do të bëhet pjesë aktive e shoqërisë.Kjo shoqatë i dha Presidentes Jahjaga një mirënjohje të veçantë për punën dhe angazhimin e saj për përmirësimin e kushteve të jetës për personat e verbër dhe me të pamë të dobësuar.Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti edhe drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Enver Kurtalani. Ai e njoftoi presidenten Jahjaga me problemet që ka ky komunitet pasojë e  mungesës së interpretëve të gjuhës së shenjave dhe mësimit jo cilësor për fëmijët dhe të rinjtë e shurdhër të Kosovës. Presidentja Jahjaga  premtoi përkrahjen e saj për Shoqatën  Kosovare të të Shurdhëve dhe nënvizoi se do të vazhdoj të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetës për të gjithë të shurdhrit dhe personat me të dëgjuar të dëmtuar. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.