presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit rom, Albert Kinolli

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit rom, Albert Kinolli.

Presidentja Jahjaga vlerësoi  angazhimin e  deputetit Kinolli në të mirë të komunitetit që ai përfaqëson si i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, gjithnjë në përputhje me ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Republikës.

Deputeti Albert Kinolli e njoftoi presidenten me gjendjen e komunitetit rom në Kosovë, kërkoi përkrahje për më shumë investime në vendbanimet ku jeton ky komunitet si dhe përfshirje të përfaqësuesve të këtij komuniteti në proceset me interes shtetëror për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.