presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti zyrtarët e lartë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për marrëdhënie me Komitetet Olimpike Kombëtare, z. Pere Miro dhe zëvendësdrejtorin e KON, z. Jerome Poivey. Në shoqërim të përfaqësuesve të KON, ishte edhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi të rëndësishme vizitën e përfaqësuesve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe përpjekjet që ai po bën për ta ndihmuar sportin e Kosovës në përgjithësi.Ajo theksoi se është me rëndësi anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, sikur edhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare të sportit, meqë kjo do të mundësonte përparimin dhe avancimin e sportit në Kosovë në të gjithë lëmenjtë.Presidentja Jahjaga theksoi se të rinjve dhe të rejave të Kosovës duhet t’u mundësohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, në përfaqësim të shtetit të Kosovës. Me këtë rast ajo përmendi pjesëmarrjen e sportistes nga Kosova, Majlinda Kelmendi, që në Lojërat Olimpike në Londër garoi me flamurin e Shqipërisë, në pamundësi që ta prezantojë shtetin e saj.Presidentja e Republikës së Kosovës theksoi se është me rëndësi ndihma që po ofron KON-i dhe se duhet të gjenden mënyra që sportistët nga Kosova të marrin pjesë në Lojërat e ardhshme Olimpike që mbahen në Rio më 2016.Drejtori i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Pere Miro, tha se vizita e tij në Kosovë po bëhet për të parë shkallën e zhvillimit të federatave të sportit dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me to. Ai tha se KON e kupton gjithë zhvillimin dhe rrethanat në Kosovë dhe theksoi nevojën e vazhdimit të ngritjes së kapaciteteve në fushën e sportit. Zoti Miro theksoi se po bëhen përpjekje që Kosova të jetë e përfaqësuar në sportin ndërkombëtar.     

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.