presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti drejtoren e përgjithshme të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur, Kathryne Bomberger

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtoren e përgjithshme të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur, znj. Kathryne Bomberger.

Në takim u diskutua lidhur me çështjen e personave të pagjetur, që vazhdon të jetë një çështje e pazgjidhur në Kosovë dhe në vendet e rajonit të prekura nga lufta.Presidentja Jahjaga tha se çështja e të pagjeturve është një trashëgimi e dhimbshme e luftërave në rajon dhe posaçërisht në Kosovë, si dhe një prej çështjeve që kërkon angazhimin e plotë dhe të pakursyer të të gjithëve, deri në ndriçimin e plotë të fatit të të gjithë të pagjeturve.Zonja Jahjaga theksoi se në gjithë rajonin nuk do të ketë paqe shpirtërore, derisa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve. Znj. Kathryne Bomberger, nga ana e saj, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të  Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur për të zbardhur fatin e të gjithë të pagjeturve. Gjithashtu, ajo theksoi se në këtë plan do të vazhdojë edhe më tej ndihma dhe përkrahja ndërkombëtare, por janë institucionet vendore ato që duhet të marrin dhe të bartin barrën kryesore në këtë çështje.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.