DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALIMI I PRESIDENTES ATIFETE JAHJAGA NË KONFERENCËN GRATË DHE QASJA NË PRONË E RESURSE

Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, në të cilin, të gjithë pa dallim përkatësie etnike, fetare apo gjinore i gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e barabarta.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së KosovësTë nderuar përfaqësues të Qeverisë të Republikës së KosovësTë nderuar përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Republikën e KosovësTë respektuar përfaqësues të Shoqërisë civile Të respektuar përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Kosovë,Zonja dhe Zotërinj,Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar në parimin qytetar, në të cilin, të gjithë pa dallim përkatësie etnike, fetare apo gjinore i gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat e barabarta. Pozita e gruas, të drejtat dhe liritë e saj e përcaktojnë nivelin e demokratizimit të shoqërisë dhe parakushtet për zhvillim e drejtë në të ardhmen. Gruaja në Kosovë gjithnjë e më shumë po avancon në pozitën e saj të barabartë me burrin duke zgjeruar gamën e realizimit të të drejtave të saja natyrore, kushtetuese dhe ligjore, duke zënë pozita të rëndësishme në vendimmarrje në përfaqësim dhe pozita udhëheqëse në lëmi të ndryshme si është tashmë tradicionalisht në arsim, në shëndetësi, por karakteristikë e re e Kosovës pas çlirimit se gruaja po zë një vend të rëndësishëm në biznes duke udhëhequr dhe duke dhënë kontributin në zhvillimin dhe përparimin e përgjithshëm të vendit. Përvoja e deritashme po tregon se gruaja në Kosovë është shumë më pak sesa burri e përfshirë në krim të organizuar, në korrupsion dhe në dukuritë e tjera negative. Avancimi i pozitës së gruas në shoqëri do të thotë konsolidim i rrjedhave të përgjithshme dhe avancim i proceseve demokratike duke siguruar një proces në realizimin praktik të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut, që siguron raporte të shëndosha brenda familjes. Gruaja në vendin tonë ka mbetur prapa në realizimin e të drejtës në pronë si pasojë e të drejtës zakonore dhe të marrëdhënieve tradicionale brenda familjes dhe shoqërisë kosovare. Ne sot i kemi të gjitha ligjet me standarde dhe norma evropiane dhe mbetet që këto të përjetësohen në përditshmëri. Gruaja duhet plotësisht ta realizojë të drejtën e pronës sepse vetëm kështu mund të jetë një nënë e mirë, një grua e mirë dhe një qytetare e barabartë plotësisht me burrin e aftë dhe e përgjegjshme t’i merr mbi vete të gjitha përgjegjësitë. Gruaja e cila posedon pronën jo vetëm që ndjehet më sigurt por me administrimin e pronës bëhet një ndërmarrëse e devotshme e cila vepron dhe punon sipas ligjeve të tregut duke menaxhuar kapitalin dhe duke vënë në funksion të zhvillimit të saj, të familjes dhe të shoqërisë. Gruaja pronare e të gjitha të mirave materiale thyen tabutë e së kaluarës duke u dëshmuar se perëndia na ka krijuar të gjithëve të barabartë, dhe se gruaja në të gjitha aspektet është po aq e zonja sa edhe burri. Nuk është për t’u lavdëruar fakti që Gruaja si ndërmarrëse fare pak ka marr pjesë në procesin e privatizimit në Kosovë, dhe pothuajse nuk kemi raste kur gruaja është menaxhere e kompanive të privatizuara.Ne duhet të punojmë të gjithë më shumë që të krijojmë një ambient të përshtatshëm i cili i pranon këto vlera të reja të gruas. Askush nga ne nuk mund të jetë i kënaqur nëse gruaja përjashtohet apo privohet nga e drejta e trashëgimisë apo nëse gruaja vlerësohet më pak se mashkulli në të drejtën e pronës. Të gjithë e kuptojmë se barazia e gruas në shoqëri, që tashmë u dëshmua në lëmit e veçanta, është një e mirë që një kohë i ka munguar shoqërisë tonë por që sot të gjithë e kuptojmë si një të drejtë themelore e cila e çon shoqërinë përpara dhe nga realizimi i të drejtave dhe lirive të gruas përfiton e gjithë shoqëria. Sepse avancimi i të drejtave të gruas po dëshmohet gjithkund nëpër botë në avancimin dhe zhvillimin ekonomik të një vendi dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.