Presidentja Jahjaga priti eurodeputetin slloven Alojz Peterle

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, prit sot në takim eurodeputetin dhe ish-kryeministrin slloven, z. Alojz Peterle. Në këtë takim, Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për Parlamentin Evropian dhe Republikën e Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e aspiratës evropiane të Kosovës.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 21 dhjetor

Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi i pestë i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.   Dita: E premte, 21 dhjetor Koha: 10:00 Vendi: Kuvendi i Kosovës, C-301 Shënim: Pjesa e parë e takimit është e hapur për media.

Fjala e Presidentes Atifete Jahjaga, në lansimin e Dhomës Ekonomike të Gruas në Kosovë

Vetëm para 2 muajsh e gjysmë, organizuam në Prishtinë, Samitin e Parë Ndërkombëtar të Gruas “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Gruas” që mblodhi rreth 200 gra e burra nga e gjithë bota dhe Kosova. Gjatë këtyre tre ditëve të Samitit diskutuam për pjesëmarrjen e gruas në çdo fushë si faktor që konsolidon demokracinë, rritë mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

This site is registered on wpml.org as a development site.