presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uroi besimtarët katolikë me rastin e Kërshëndellave

Me rastin e Kërshëndellave, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka uruar gjithë besimtarët katolikë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në urim thuhet:Me  rastin e festës së madhe të Kërshëndellave, uroj të gjithë besimtarët katolikë të kenë shëndet, gëzime, mirëqenie e begati, harmoni në familje, me të gjithë njerëzit e tyre të dashur.Në këtë ditë feste e gëzimi, le të kujtojmë të gjithë ata që nuk janë më me ne, por të cilët, me punën e tyre të pakursyer dhe me flijimin e tyre, bënë që ne sot të festojmë të lirë, krenarë me të kaluarën dhe me vizion të qartë për një të ardhme edhe më të mirë për të gjithë ne.Në këtë ditë feste, le të tregojmë gjithë dashurinë, respektin e solidaritetin me njerëzit në nevojë, le t’ua hapim atyre rrugën e shpresës, duke ua ofruar dorën e ndihmës për të kapërcyer vështirësitë dhe për t’i përparuar si individë e si familje. Për të ndërtuar kështu një shoqëri dhe një shtet që mbështetet në paqe, dashuri, respekt e solidaritet, virtyte që na kanë shërbyer gjithmonë për të mirë dhe që na kanë mundësuar të zhvillohemi, duke u bërë pjesë e botës së përparuar. Gëzuar për shumë mot Kërshëndellat!Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.