DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Imzot Gjergji e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen që i ka dhënë komunitetit katolik në Kosovë dhe vlerësoi punën e saj si faktor uniteti i popullit në Kosovë. Duke i uruar Presidentes Festën e Kërshëndellave, Imzot Dodë Gjergji e informoi atë për gjithë angazhimet dhe aktivitetet. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës u interesua edhe procedimin e Ligjit për bashkësitë fetare në Kosovë. Presidentja Jahjaga tha se Festa e Kërshëndellave është festë e paqes dhe e respektit e  dashurisë mes njerëzve dhe uroi Ipeshkvin Gjergji në prag të saj. Ajo tha se Kisha Katolikë në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm së bashku me të gjitha bashkësitë e tjera fetare dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes e kultivimit të diversitetit dhe tolerancës fetare në vend.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.