Presidentja Jahjaga në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po qëndron në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë edhe në Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Energjinë, “World Future Energy Summit” që mbahet nën patronazhin e Princit të Abu Dhabit, Shkelqësisë së Tij Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 11 janar

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 11 janar  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga organizon pritjen e fillimvitit dhe një bashkëbisedim me gazetarë. Dita: E premte, 11 janarKoha: 11:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 31 dhjetor/1 janar

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 31 dhjetor/1 janar Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë. Dita: E hënë, 31 dhjetorKoha: 16:00Vendi: SOS Fshati i Fëmijëve në Prishtinë ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Dita: E martë, 1 janarKoha: 01:00Vendi: Klinika e Gjinekologjisë në QKUK ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Qendrën Operative në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Dita: E martë, 1 janarKoha: 01:15Vendi: Qendra Operative në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës

Presidentja Jahjaga priti drejtorin e AKI-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, zotëri Bashkim Smakajn, nga i cili u informua për punën e kësaj agjencie, për ndërtimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e punëve dhe të detyrave dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Presidentja Jahjaga priti komandantin e FSK-së, gjeneralin Kastrati

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Kadri Kastratin, i cili e njoftoi Presidenten e vendit për të arriturat në përmbushjen e planeve operacionale, për transformimin e FSK-së sipas standardeve të NATO-s dhe për synimet e FSK-së që të kryej detyra të specializuara dhe të marrë pjesë në misionet humanitare dhe paqeruajtëse në botë.

This site is registered on wpml.org as a development site.