Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, zotëri Bashkim Smakajn, nga i cili u informua për punën e kësaj agjencie, për ndërtimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e punëve dhe të detyrave dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar.
Drejtori Smakaj e informoi Presidenten për punën gjatë këtij viti, për sfidat e caktuara si dhe për angazhimin e këtij misioni.