presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti komandantin e FSK-së, gjeneralin Kastrati

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Kadri Kastratin, i cili e njoftoi Presidenten e vendit për të arriturat në përmbushjen e planeve operacionale, për transformimin e FSK-së sipas standardeve të NATO-s dhe për synimet e FSK-së që të kryej detyra të specializuara dhe të marrë pjesë në misionet humanitare dhe paqeruajtëse në botë.

FSK është institucioni më i besueshëm dhe është bërë shumë atraktiv dhe i dëshirueshëm për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës, që dëshirojnë të bëhen pjesëtarë dhe të shërbejnë duke kontribuar në misionin  aq të respektueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve në aftësimin dhe profesionalizimin e saj, në përmbushjen e të gjitha detyrave duke ndërtuar të gjitha kapacitetet dhe duke pasur të gjitha mjetet e nevojshme teknike dhe kapacitetet e tjera.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.