Fjala e Presidentes Jahjaga në ceremoninë me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

Duhet vlerësuar tashmë që kjo javë është java e gatishmërisë dhe përkushtimit tonë institucional e qytetar për të ngrit zërin e vetëdijesimit për të drejtat e viktimave të krimit, çfarëdo lloj krimi qoftë ai. Është javë e respektit, avokimit dhe ndërtimit të sistemit të drejtësisë ku viktimat kanë qasje të plotë në përputhje me nevojat që kanë, që parandalojnë viktimizimin e tyre dhe mundësojnë ripjesëmarrjen e tyre aktive në shoqëri.

Nenad Rikalo emërohet anëtar i KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori vendim për emërimin e z. Nenad Rikalo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Partisë Liberale Serbe.

Presidentja Atifete Jahjaga pranoi nga Samuel Zhbogar Raportin e Progresit 2013 për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pranoi nga Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Samuel Zhbogar, Raportin e Progresit 2013 për Kosovën, të përpiluar nga Komisioni Evropian, i cili detajon përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës dhe vlerëson reformat që vendi ynë i ka ndërmarrë karshi anëtarësimit në BE.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 16 tetor 2013

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 16 tetor 2013 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, z. Samuel Zbogar.Dita: E mërkurë, 16 tetor Koha: 13:00Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

This site is registered on wpml.org as a development site.