presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga pranoi nga Samuel Zhbogar Raportin e Progresit 2013 për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pranoi nga Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, zotëri Samuel Zhbogar, Raportin e Progresit 2013 për Kosovën, të përpiluar nga Komisioni Evropian, i cili detajon përparimin e gjithmbarshëm të Kosovës dhe vlerëson reformat që vendi ynë i ka ndërmarrë karshi anëtarësimit në BE.

Shefi i Zyrës së BE-së, zotëri Zhbogar e cilësoi raportin mbi përparimin e Kosovës si shumë të mirë, duke e vlerësuar atë si një përmbledhje të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës dhe një udhërrëfyes për thellimin e reformave. Zotëri Zhbogar tha se Raporti i Progresit vlerësoi pozitivisht punën e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian që udhëhiqet nga Presidentja në ndërtimin e konsensusit kombëtar.Presidentja Jahjaga e mirëpriti raportin e Komisionit Evropian për Kosovë, duke vlerësuar se është e kënaqur me të arriturat e këtij viti në kuadër të agjendës evropiane, dhe u përkushtua që prioritetet e identifikuara në raport do të adresohen me seriozitet nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj. Presidentja Jahjaga theksoi se ndihma e Bashkimit Evropian në procesin e reformave, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, është e nevojshme dhe e domosdoshme.Presidentja e Republikës së Kosovës po ashtu përshëndeti vendimin e Komisionit Evropian për të lansuar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovën më 28 tetor, të cilat synohet të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.