presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Nenad Rikalo emërohet anëtar i KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mori vendim për emërimin e z. Nenad Rikalo anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, në cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Partisë Liberale Serbe.

Vendimi për emërim u mor duke u bazuar në nenin 139 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 61 dhe 62 të Ligjit Nr.03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke u bazuar në shkresën e Grupit Parlamentar të Partisë Liberale Serbe, të pranuar në Zyrën e Presidentit më datë 14 tetor 2013, me nr. prot. 956. Z.Rikalo ka bërë sot betimin para Presidentes Jahjaga.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.