Presidentja Atifete Jahjaga vizitoi Institutin Wiesenthal për Studime të Holokaustit

Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Vjenë, ku po merr pjesë në Kongresin e 11 Ndërkombëtar të Vjenës, vizitoi Institutin Wiesenthal për Studime të Holokaustit, ku u njoftua me punën dhe aktivitetin e këtij Instituti të njohur ndërkombëtar.
Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Kongresit të 11 Ndërkombëtar të Vjenës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Kongresit të 11 Ndërkombëtar të Vjenës (11-th International Vienna Congress – Com-Sult) që i zhvillon punimet në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.
Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut mbahen më 23 shkurt 2014

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka marrë vendimin, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, neni 4 pika 4 dhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, neni 57, si dhe pas shkresës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të pranuar në Zyrën e Presidentes, që të shpallë datën 23 shkurt 2014, si ditë kur do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.
Presidentja Jahjaga priti eurodeputeten Ulrike Lunacek

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, zonjën Ulrike Lunacek.
Presidentja Jahjaga dënon fuqishëm vrasjen e këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm vrasjen, gjatë natës, të këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut nga Partia e Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka) si akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve.
Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 15 janar 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 15 janar 2014 Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes. Dita: E mërkurë, 15 janar Koha: 11:00 Vendi: Kompleksi Memorial në Reçak ***** Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në akademinë përkujtimore për 15-vjetorin e masakrës së Reçakut. Dita: E mërkurë, 15 janar Koha: 15:00 Vendi: Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë
Fjala e Presidentes Jahjaga në shënimin e 15-vjetorit të Masakrës së Reçakut

Ndjej pikëllim të thellë derisa po qëndroj këtu, para jush, për të kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krimi makabër që la familjet tuaja dhe shumë familje të tjera në tërë Kosovën përjetësisht të zhytura në dhembje dhe me zemra të thyera.
Fjala e Presidentes Jahjaga në shënimin e 15-vjetorit të Masakrës së Reçakut

Ndjej pikëllim të thellë derisa po qëndroj këtu, para jush, për të kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krimi makabër që la familjet tuaja dhe shumë familje të tjera në tërë Kosovën përjetësisht të zhytura në dhembje dhe me zemra të thyera.
Presidentja Jahjaga bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut, 15 vjet më parë, më 15 janar 1999. Gjatë homazheve, Presidentja Jahjaga u shoqërua nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, udhëheqja komunale e Shtimes dhe qytetarë të shumtë.
Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonjën Valdete Daka, me të cilin bisedoi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut.