DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon fuqishëm vrasjen e këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dënon fuqishëm vrasjen, gjatë natës, të këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut nga Partia e Pavarur Liberale (Samostalna Liberalna Stranka) si akt qyqar që ka për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe frikësimin e qytetarëve.

Presidentja Jahjaga e cilëson vrasjen e këshilltarit nga radhët e SLS si tentim për të zmbrapsur përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj që të vendosin rend dhe ligj dhe të normalizojnë e stabilizojnë çdo cep të territorit të vendit.

Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti dhe për të sjellë përpara drejtësisë kryesit e kësaj vepre.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.