DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të Kongresit të 11 Ndërkombëtar të Vjenës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të Kongresit të 11 Ndërkombëtar të Vjenës (11-th International Vienna Congress – Com-Sult) që i zhvillon punimet në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

Pjesëmarrës të Kongresit Ndërkombëtar të Vjenës janë politikanë, diplomatë, ekspertë të fushës së ekonomisë, nobelistë të njohur ndërkombëtarë dhe personalitete të njohura botërore. Presidentja Jahjaga gjatë ditës së nesërme, më 21 janar, do të mbajë një fjalë në temën “Vizioni për Evropën” ku do të përqendrohet në të ardhmen evropiane të Kosovës dhe gjithë rajonit të Evropës Juglindore si dhe në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.   

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.