DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zonjën Valdete Daka, me të cilin bisedoi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Presidentja Jahjaga u njoftua nga kryetarja e KQZ-së, zonja Daka, për aspektet organizative dhe përgatitjet që duhet të kryhen nga KQZ-ja për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme. Presidentja Jahjaga theksoi se i gjithë procesi i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Mitrovicës së Veriut duhet t’i përmbahet ligjeve të Kosovës që përcaktojnë rrethanat dhe mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Ajo tha se të gjitha institucionet e mandatuara për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve duhet të përgatiten sa më mirë për një proces të drejtë dhe të lirë të zgjedhjeve. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.