Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Turqisë, Recep Taip Erdogan

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës së Turqisë, zotëri Recep Taip Erdogan, që u mbajt në kryeqytetin turk, Ankara.
LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 04/L-054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE TË DHUNËS SEKSUALE TË LUFTËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJARËVE TË TYRE
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Forumin Evropian Alpbach në Austri

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë sot në panelin “Nga pajtimi drejt integrimit” në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri. Së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, dhe pjesëmarrës nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe nga rajoni i Evropës Juglindore, pjesëmarrës në panel, Presidentja Jahjaga ka folur për rrugën evropiane të Kosovës dhe të rajonit, përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, vendosjen e drejtësisë për viktimat e luftës si dhe përfshirjen e të rinjve në proceset e rëndësishme të vendeve të tyre. Pjesëmarrës në punimet e panelit ku folën presidentja Jahjaga dhe presidenti Nishani, ishte edhe presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Heinz Fischer. Para fillimit të punimeve të panelit “Nga pajtimi drejt integrimit”, në shenjë respekti për presidenten Jahjaga dhe presidentin Nishani në Forumin Evropian Alpbach, presidenca austriake dhe organizatorët e Forumit organizuan një pritje ceremoniale me gardën e Landit të Tirolit.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me zëvendëskryeministrin e Sllovakisë, zotëri Miroslav Lajcak

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Alpbach me zëvendëskryeministrin e Republikës së Sllovakisë, zotëri Miroslav Lajcak, me të cilin bisedoi për perpektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në Forumin Evropian Alpbach në Austri

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë sot në panelin “Nga pajtimi drejt integrimit” në kuadër të Forumit Evropian Alpbach në Austri. Së bashku me presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, dhe pjesëmarrës nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe nga rajoni i Evropës Juglindore, pjesëmarrës në panel, Presidentja Jahjaga ka folur për rrugën evropiane të Kosovës dhe të rajonit, përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, vendosjen e drejtësisë për viktimat e luftës si dhe përfshirjen e të rinjve në proceset e rëndësishme të vendeve të tyre. Pjesëmarrës në punimet e panelit ku folën presidentja Jahjaga dhe presidenti Nishani, ishte edhe presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Heinz Fischer. Para fillimit të punimeve të panelit “Nga pajtimi drejt integrimit”, në shenjë respekti për presidenten Jahjaga dhe presidentin Nishani në Forumin Evropian Alpbach, presidenca austriake dhe organizatorët e Forumit organizuan një pritje ceremoniale me gardën e Landit të Tirolit.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me zonjën Catherine Ashton

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u takua sot në Alpbach të Austrisë, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, zonjën Catherine Ashton, me të cilën bisedoi për perspektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit, si dhe procesin e dialogut dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Evropian Alpbach

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Evropian Alpbach, që mbahet në Austri. Në hapjen zyrtare të punimeve të Forumit Alpbach mbajtën fjalë presidenti i Republikës së Austrisë, dr. Heinz Fischer dhe përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri, zonja Catherine Ashton, ndërkohë që në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Mirosllav Lajcak, kryeminstri i Principatës së Lihtenshtajnit, zotëri Adrian Hasler, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, zotëri Lamberto Zannieri, si dhe përfaqësues të tjerë dhe studentë nga vende të ndryshme të Evropës, në mesin e të cilëve edhe një grup i studentëve nga Kosova dhe rajoni.
FJALIMI I PRESIDENTES ATIFETE JAHJAGA NË TAKIMIN E TETË TË KËSHILLIT KOMBËTAR KUNDËR KORRUPSIONIT

Së pari dua që të përgëzoj punën e përbashkët të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për trajtimin që i kanë bërë kërcënimit të sigurisë kombëtare nga ekstremizmi dhe radikalizmi. Puna e tyre ka vërtetuar që të gjithë ne duhet të përkrahim kredibilitetin dhe efikasitetin e institucioneve tona të rendit dhe ligjit. Mekanizmat tonë institucional kanë dëshmuar se i kanë kapacitetet për t’u ballafaquar në mënyrë kredibile me fenomenet të cilat cenojnë frymën dhe vlerat mbi të cilat po e ndërtojmë shtetin tonë.

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 22 gusht 2014

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 22 gusht 2014 Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Dita: E premte, 22 gusht Koha: 11:00 Vendi: Kuvendi i Kosovës, C- 301 Shënim: Pjesa e parë e takimit është e hapur për media.