Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Republikës së Turqisë, zotëri Recep Taip Erdogan, që u mbajt në kryeqytetin turk, Ankara.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës nga ish-presidenti Abdullah Gyl, të zhvilluar në Pallatin Presidencial në Ankara, morën pjesë një numër i delegacioneve nga vende të ndryshme të botës, presidentë, kryeministra, ministra dhe përfaqësues diplomatikë. Në mesin e pjesëmarrësve, përveç Presidentes Jahjaga, ishin edhe presidentë të tjerë të rajonit të Ballkanit.