DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me zëvendëskryeministrin e Sllovakisë, zotëri Miroslav Lajcak

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në Alpbach me zëvendëskryeministrin e Republikës së Sllovakisë, zotëri Miroslav Lajcak, me të cilin bisedoi për perpektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin e zotëri Lajcak në përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ato evropiane dhe theksoi se vazhdimi i mbeshtetjes për rrugën evropiane për Kosovën nga Sllovakia është e domosdoshme.Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në përafrimin me BE dhe e vlerësoi inicializimin e MSA që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve Kosovë-BE. Ajo tha se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, sepse kjo do të ndihmojë në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ngjashëm me të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Republikën e Serbisë, me lehtësimin e BE, dhe theksoi se marrëveshjet e arritura deri tani në këtë dialog duhet të zbatohen plotësisht, sepse kjo ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe lehtëson jetën e qytetarëve të të dyja vendeve. Zëvendëskryeministri i Republikës së Sllovakisë, zotëri Miroslav Lajcak, theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit në gjithë rajonin. Ai tha se i gjithë rajoni i Ballkanit ka shënuar përparim dhe se perspektiva evropiane është e hapur.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.