DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALIMI I PRESIDENTES ATIFETE JAHJAGA NË TAKIMIN E TETË TË KËSHILLIT KOMBËTAR KUNDËR KORRUPSIONIT

Së pari dua që të përgëzoj punën e përbashkët të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për trajtimin që i kanë bërë kërcënimit të sigurisë kombëtare nga ekstremizmi dhe radikalizmi. Puna e tyre ka vërtetuar që të gjithë ne duhet të përkrahim kredibilitetin dhe efikasitetin e institucioneve tona të rendit dhe ligjit. Mekanizmat tonë institucional kanë dëshmuar se i kanë kapacitetet për t’u ballafaquar në mënyrë kredibile me fenomenet të cilat cenojnë frymën dhe vlerat mbi të cilat po e ndërtojmë shtetin tonë.

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,Të nderuar përfaqësues të Gjyqësorit, të Prokurorisë, të Policisë së Kosovës,Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës,Së pari dua që të përgëzoj punën e përbashkët të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për trajtimin që i kanë bërë kërcënimit të sigurisë kombëtare nga ekstremizmi dhe radikalizmi. Puna e tyre ka vërtetuar që të gjithë ne duhet të përkrahim kredibilitetin dhe efikasitetin e institucioneve tona të rendit dhe ligjit. Mekanizmat tonë institucional kanë dëshmuar se i kanë kapacitetet për t’u ballafaquar në mënyrë kredibile me fenomenet të cilat cenojnë frymën dhe vlerat mbi të cilat po e ndërtojmë shtetin tonë.Kjo na bën edhe më të përkushtuar që koordinimin dhe harmonizimin e veprimeve të policisë, prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve tjera ta intensifikojmë edhe në fushën e luftës kundër korrupsionit. Ne jemi zotuar që Kosova të jetë shtet i së drejtës, prandaj secili institucion i sigurisë dhe drejtësisë ka përgjegjësi të njëjtë ndaj këtij zotimi. Jemi zotuar para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ata kërkojnë llogari për efikasitetin e institucioneve tona dhe duan tashmë të shohin Kosovën si vend ku sundon ligji, ku secili është i barabartë para tij dhe askush nuk është mbi të.  Ka një kohë që ne vazhdojmë me reformimin e sistemit të drejtësisë në mënyrë që të forcojmë mekanizmat e pavarur dhe efektiv në kuadër të kontrollit dhe baraspeshës për të ndërtuar një shtet të së drejtës. Sistemi ynë i drejtësisë është sistem i cili duhet të jetë i depolitizuar dhe autonom.Sado që kemi parë një përparim në reformim te sistemit të drejtësisë, ai nuk është kryer plotësisht. Ne duam reformë të thellë. Reformë që do ta bëjë sistemin e drejtësisë të pranueshëm nga qytetari, të respektuar dhe të dinjitetshëm. Një reformë që do ta bëjë sistemin e drejtësisë të fortë për tu përballur me të gjitha sfidat, dhe të cilit qytetarët tanë do ti besojnë. Prandaj ne nuk e kemi kryer tërësisht punën tonë. Sepse edhe nga kjo reforme e sistemit të drejtësisë, po aq sa lufta kundër korrupsionit e në veçanti ndaj krimit të organizuar, varet përparimi në rrugën tonë të integrimeve evropiane. Për më tepër varet procesi i liberalizimit të vizave. Në duart tona janë proceset tona përpara. Dhe, duke dëshmuar konsensusin e plotë të shoqërisë sonë për integrime evropiane, ne duhet të dëshmojmë se jemi të gatshëm, se kemi vullnet dhe forcë që të garantojmë çdo proces tonin përpara, me forcën e ligjit. Mos te humbasim kohë duke kërkuar fajtorë për moskryerjen e detyrave tona. Le tua sigurojmë qytetareve tanë jetën e dinjitetshme, sepse e meritojnë.  Duhet që institucionet e Kosovës t’i dalin zot premtimit për zero tolerancë ndaj korrupsionit.Nuk duhet të lejojmë që korrupsioni të bëhet normë e pranueshme shoqërore ose taksë që duhet paguar. Nëse ne ndalemi atëherë kjo do të shkatërrojë vlerat e shoqërisë, ligjit dhe ekonomisë mbi të cilat po e ndërtojmë shtetin tonë.  Të nderuar të pranishëmPër t’ju qasur problemit me seriozitet ne duhet që të tregojmë vullnetin tonë për efikasitet dhe ti shmangemi drejtësisë së vonuar. Ne duhet që me një organizim dhe veprim të harmonizuar të reduktojmë dukshëm rastet e grumbulluara.Lufta kundër korrupsionit jep rezultate vetëm në një bashkërendim zinxhiror të procedimit të lëndëve nëpër mekanizmat gjegjës. Nëse njëra nga hallkat e këtij bashkërendimi zinxhiror nuk është efektive atëherë rrezikohet i tërë funksionimi i sundimit të ligjit.Rastet e grumbulluara të korrupsionit në prokurori dhe gjykata duhet të reduktohen.Reduktimin e rasteve të grumbulluara e kemi përgjegjësi individuale secili institucion i cili është i thirrur që të luftojë korrupsionin. Këto raste paraqesin pengesë për prokurorët dhe gjykatësit që të performojnë efektshëm dhe drejtë.Agjensioni Kundër Korrupsionit, Policia, Prokuroria dhe Gjyqësori duhet të gjejnë zgjidhje të brendshme për të kryer rastet e mbledhura shpejtë dhe drejtë, duke respektuar parimet e drejtësisë dhe autonominë e njëri-tjetrit.  Të nderuar të pranishëmKëshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit vazhdon të realizojë misionin e vet. Gjatë kësaj periudhe ne kemi zgjidhur shumë probleme të cilat kanë paraqitur pengesë në bashkëpunimin tuaj si institucione që e luftoni korrupsionin.Kemi rekomanduar strategji dhe legjislacion të domosdoshëm për luftën tonë kundër korrupsionit.Një ndër problemet që është shtruar disa herë në Këshill ka qenë numri i vogël i gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve. Ne së bashku me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial kemi rritur këtë numër duke shtuar kapacitetet e këtyre institucioneve për efikasitet më të theksuar.Ky efikasitet është drejtpërdrejtë i lidhur me reduktimin e rasteve të grumbulluara. Numri i shtuar i personelit në këto institucione është njëra ndër zgjidhjet për reduktim të rasteve.Unë sot kam dekretuar 17 prokuror të rinjë të cilët do të jenë pjesë e Prokurorisë së Shtetit. Ky hap do të ndihmojë njërën nga hallkat e rëndësishme të zinxhirit institucional në këtë luftë.Vendimi për dekretim në bazë të kompetencave të mia Kushtetuese është pjesa ime e rritjes së efektivitetit në luftën kundër korrupsionit dhe ngritjes së kapaciteteve për të reduktuar grumbullimin e rasteve.Ju ftoj të gjithë juve sot që në bazë të kompetencave tuaja kushtetuese dhe ligjore të ndërmerrni hapa konkret, të caktoni objektiva të qarta, kohore dhe të matshme për të intensifikuar luftën tonë të përbashkët kundër korrupsionit përmes reduktimit ose kryerjes përfundimtare të të gjitha rasteve të grumbulluara.Ju faleminderit

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.