Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 4 shtator

Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 4 shtatorPresidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga merr pjesë në premierën e filmit “Tri dritare dhe një varje”, të regjisorit Isa Qosja.Premiera mbahet në Teatrin Kombëtar dhe është nën Patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.Dita: E enjte, 4 shtator Koha: 20:00Vendi: Teatri Kombëtar, Prishtinë
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në ndërrimine Komandës së KFOR-it

Kam kënaqësinë që të jem në mesin e pjesëtarëve të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, me të cilët ne, institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ecëm bashkërisht për pesëmbëdhjetë vite për ta ndërtuar paqen. Për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Për t’i ngritur kapacitetet tona të sigurisë. Për ta bërë shtetin tonë faktor të paqes dhe stabilitetit. Për ta ndërtuar vizionin e një Kosove demokratike, anëtare të Bashkimit Evropian dhe kontribuuese të sigurisë kolektive si pjesëtare e NATO-s.
Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e ri të Çekisë, Ivo ilhavý

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Prishtinë, z. Ivo Šilhavý.
Prokurorët e rinj e dhanë betimin para Presidentes Jahjaga

Shtatëmbëdhjetë prokurorë të rinj e kanë dhënë betimin sot para Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes.
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në ndërrimine Komandës së KFOR-it

Kam kënaqësinë që të jem në mesin e pjesëtarëve të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, me të cilët ne, institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, ecëm bashkërisht për pesëmbëdhjetë vite për ta ndërtuar paqen. Për të garantuar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Për t’i ngritur kapacitetet tona të sigurisë. Për ta bërë shtetin tonë faktor të paqes dhe stabilitetit. Për ta ndërtuar vizionin e një Kosove demokratike, anëtare të Bashkimit Evropian dhe kontribuuese të sigurisë kolektive si pjesëtare e NATO-s.
Presidentja Jahjaga priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Farina

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës komandantin e forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR, gjeneralin Salvatore Farina, që shoqërohej nga komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralin Francesco Figliuolo.
Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaha, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015 uroi të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit.
Presidentja Atifete Jahjaga dekretoi konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, më 31 gusht 2014 (e diel), dekretoi konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Deklaratë e Presidentes Jahjaga me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur

Çështja e personave të pagjetur, si trashëgimi e dhimbshme e luftërave dhe konflikteve kudo në botë, përfshirë Ballkanin e posaçërisht Kosovën, është plaga më e rëndë e shoqërisë që kërkon zbardhje të plotë të fatit të tyre, duke vendosur paqen shpirtërore edhe për të gjitha familjet e këtyre personave.
Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin e Pakistanit, Mamnoon Hussain

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takuasot në Ankara të Turqisë, me Presidentin e Pakistanit, zotëri Mamnoon Hussain, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.