DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadorin e ri të Çekisë, Ivo Šilhavý

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës Çeke në Prishtinë, z. Ivo Šilhavý.

Presidentja Jahjaga e njoftoi ambasadorin Šilhavý me zhvillimet aktuale në vendin tonë, duke theksuar se Kosova si, vend promovues i paqes dhe stabilitetit në rajon, synim parësor e ka integrimin në strukturat euroatlantike. Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për thellim të marrëdhënieve me Republikën Çeke, në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. Ambasadori i ri i Republikës Çeke në Prishtinë, z. Ivo Šilhavý tha se do të angazhohet për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.